Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka kërkuar që Mateo Kovacic të nënshkruajë kontratë permanente me klubin dhe të mos kthehet te Real Madridi.

Mesfushori kroat është i huazuar te Chelsea për një vit nga gjiganti spanjoll dhe Sarri beson se ai është duke u përshtatur mirë me stilin e tij të lojës.

Vendimi i Sarrit për ta vendosur Jorginhon dhe Kovacicin në mesfushë para mbrojtjes para N’Golo Kantes është vënë në pikëpyetje.

Trajneri italian është duke e përdorur Kanten jashtë pozitës së tij natyale, në një rol më të avancuar prapa sulmuesve.

“Dua që Kovacic të qëndrojë. Ai është i huazuar, natyrisht, por do të doja shumë që Kovacic të mbetet në klub”, tha Sarri.