Koulibaly në Premier League

Newcastle Unitedi po kërkon ta forcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit. Me pronarët e rinj, skuadra angleze dëshiron të sjellë lojtarë të njohur për të ndërtuar një skuadër të fortë në sezonin e ri.

Së fundmi, Newcastle ka shprehur interesim për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibalyn.

Për mbrojtësin senegalez ekipi italian po kërkon rreth 70 milionë euro.

Koulibaly ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023.