Lorik Cana

Kosovën e uron edhe Lorik Cana: Gëzuar, u bëfsh Shqipëri!

Ish-kapiteni dhe legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kosova sot shënon 14-vjetorin e Pavarësisë, e shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Ish-mbrojtësi shqiptar në këtë ditë të veçantë të shtetit të Kosovës ka shpërndarë betimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urimi i plotë i Lorik Canës:

Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe BASHKIMIN E TYRE. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im.

Betohem, betohem, betohem.

Gëzuar pavarësinë e Kosovës,

U bëfsh SHQIPNI.