Gafurr Dibrani u akuzua në Itali për shkak të postimeve pro organizatës ISIS. Gjatë verës, ai u dëbua nga Italia dhe ekstradua në Kosovë.

Por, përkundër kësaj, Dibrani ka vendosur prapë të kthehet në Itali.

Sipas ‘Giornaledibrescia’,  ai tashmë po qëndron në qytetin e Brescias.

“Terroristi i tastierës kthehet për të jetuar në Fiesse”, kështu shkruhet në titullin e mediumit italian.

Dibrani në atë rrethin njihet si promovues i radikalizmit fetar. Ende nuk dihet se çka do të veprojnë autoritet italiane.