Kosova U19 takohet me Lazion
Kombëtarja U19 e përbërë vetëm me futbollistë që luajnë në klubet vendore, sot, do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi”.
Ekspedita e Kombëtares U19 ka udhëtuar dje në Itali dhe është akomoduar në Fiuggi. Në ndeshjen e parë djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi do të përballen me Lazion, në orën 14:30.
Ndërkohë, nesër në të njëjtën kohë do të ballafaqohen me Anglinë, derisa më 21 shkurt e luajnë ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu kundër Moldavisë
