Kosova U17 mposhtet ngushtë nga Spanja
Kombëtarja U17 e Kosovës ka pësuar humbje minimale nga Spanja, 1 me 0, në Grupin 5 të Rundit Elit në kualifikimet për Euro 2019.
Pablo Moreno shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Ai realizoi në minutën e 54-të.
Kosova është në grupin e pestë së bashku me Spanjën, Ukrainën e Greqinë. Para humbjes nga Spanja, Kosova u mposht edhe nga Ukraina.
Në raundin kualifikues Kosova kishte fituar grupin ku bënin pjesë Skocia, Zvicra e Qipro.