Kosova U17 mposht Luksemburgun

Kombëtarja e Kosovës U17 ka shënuar fitore në miqësoren e zhvilluar si mysafire e Luksemburgut, me rezultat 0-2.

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit treguan lojë të mirë në këtë miqësore dhe në fund me meritë iu gëzuan fitores me golat e shënuar nga Justin Gjergji, në minutën e 60-të dhe Muharrem Merovci, në minutën e 80-të.

Kësaj radhe të gjithë lojtarët e ftuar ishin nga Evropa.

loading…