Kosova sivjet siguron vetëm 20% të nevojave të grurit

Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës tha për Radio Kosovën se Kosova sivjet mund të mbulojë vetëm rreth 20 për qind të nevojave të popullatës me miell.

Sipas tij, Kosova i ka vetëm rreth 30 mijë hektarë të mbjella me grurë e jo 50 mijë, sic thonë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë.

Edhe rendimentet sipas tij nuk pritet të jenë të larta, për shkak të mbjelljes së vonë të grurit dhe problemeve tjera të fermerëve.

loading…