Kosova nuk rrezikohet nga virusi kinez

Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të gatshëm për ta përballuar virusin Kinez, por për të mbërritur në Kosovë atij i duhen tre deri në gjashtë muaj.

Gjashtë persona kanë vdekur në Kinë.

Kjo, si pasojë e një virusi qe u ka prekur organet e frymëmarrjes.

E deri më tani, ky virus ka depërtuar tek mbi 1700 persona atje.

Për këtë virus, filloi të alarmohet edhe Kosova.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thotë se për këtë virus janë informuar në fund të dhjetorit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.