Interpol

Kosova në nëntor pret dritën jeshile për në INTERPOL

Më 29 nëntor në Dubai, çështja e pranimit të Kosovës në INTERPOL, do të jetë pjesë e agjendës së Asamblenë së Përgjithshme të kësaj organizate më të madhe ndërkombëtare policore. Njohës të aspekteve të sigurisë, vlerësojnë se këtë vit ky proces është udhëhequr më mirë për shkak se është kuptuar rëndësia e anëtrasimit të Kosovës në INTERPOL.

Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) për Ballkani.info ka thënë se gjasat këtë vit për anëtarsim në INTERPOL janë më pozitive se viteve tjera për shkak se sipas tij institucionet shtetërore kanë mësuar nga gabimet e mëparshme.

Sipas tij Kosovës do ti shërbejn si argumente të fuqishme lufta kundër krimeve trans-nacionale përfshirë të kundër ekstremizmit të dhunshëm, migrimit etj.

“Në krahasim me vitet e kaluara, mendoj që këtë herë ky proces është udhëhequr më mirë dhe me seriozitet nga institucionet e Kosovës. Kjo për shkak se është kuptuar rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL për bashkëpunim ndërkombëtar policor ndërmjet Kosovës me INTERPOL-in dhe shtetet anëtarë të kësaj organizate ndërkombëtare. Mendoj që gjasat për anëtarësim në INTERPOL janë shumë më pozitive dhe më të mira sesa vitet e kaluara për shkak se institucionet shtetërore kanë mësuar nga gabimet e mëparshme dhe është vënë si prioritet anëtarësimi në INTERPOL. Për më tepër që sukseset e Kosovës në luftën kundër krimeve trans-nacionale përfshirë të kundër ekstremizmit të dhunshëm, migrimit etj., të shërbejnë si argumente të fuqishme profesionale për anëtarësim dhe për nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor të Policisë së Kosovës me INTERPOL-in”, ka thënë Avdiu për Ballkani.info./Ballkani.info