Kosova në mesin e pesë shteteve europiane me më së paku të infektuar

E përditshmja finlandeze “Helsingin Sanomat”, ka thënë se Kosova, bashkë me Estoninë, Norvegjinë, Finlandën dhe Serbinë, janë vendet me më së paku të infektuar me koronavirus në Europë, me rreth 41-60 raste për 100.000 banorë.

Sipas shifrave të publikuara nga ky medium, Estonia është vendi me më pak persona të infektuar brenda 2 javëve, pastaj Norvegjia, Serbia, Kosova dhe Finlanda.

Në këtë artikull, thuhet se Kosova ka shënuar rreth 50 raste për 100 mijë banorë, duke hyrë kështu në listën e vendeve me më pak të infektuar.

Kurse, veç vendeve me më pak raste, shtetet që kanë regjistruar shkallë më të lartë të të infektuarve janë Belgjika, Republika Çeke, Andorra dhe Vatikani.

Kujtojmë se sa i përket Kosovës, muajve të fundit është vërejtur rënie e theksuar e rasteve me koronavirus por edhe viktimave, teksa vendi po bëhet gati për ta përballuar valën e radhës.