Basketboll

Kosova mposhtet edhe nga Islanda

Ekipi kombëtar i Kosovës në basketboll është mposhtur edhe nga Islanda, pas humbjes nga Sllovakia.

86 me 62 ishte rezultati përfundimtar takimit në të mirë të Islandës edhe pse paraqitje të mirë patën lojtarë si Valon Bunjaku e Drilon Hajrizi.

Pas kësaj sfide të humbur, Kosovës i mbetën edhe dy ndeshje të tjera për t’u zhvilluar dhe luan në fillim të vitit 2021 kundër Luxëmburgut dhe Sllovakisë.