Kosova i mirëpret gazetaret e radhës ukrainase

Liudmyla Troitska dhe Olena Solodovnikova, janë dy gazetaret e radhës ukrainase që kanë mbërritur sot në Kosovë.

Gazetaret janë mirëpritur në aeroport nga kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.

Troitska dhe Solodovnikova, do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Programi është duke u implementuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në.