Kosova e vitit 2020: Eskorta e Albin Kurtit pret në semafor dhe… bëhet lajm!

Zakonisht, kur krerët shtetërorë të Kosovës udhëtojnë me makina e me eskortën përcjellëse, të gjitha makinat tjera domosdo detyrohen t’ua lëshojnë rrugën.

Pavarësisht se cili është destinacioni i tyre, alarmat, boritë, por edhe shpejtësia e madhe, bën që pengesë për ta të mos jenë as veturat tjera e as semaforët.

Por, kështu nuk po ndodhë edhe me kryeministrin e ri të vendit, Albin Kurtin.

Eskorta e tij, sipas disa fotografive, shihet që jo vetëm se nuk ka alarmuar krejt qytetin kur lëvizë, ajo ka pritur në semafor e kolona.