Kosova e ndal Holandën me barazim

Ekipi kombëtar U17 i Kosovës e ka ndalur me barazim 1:1 kampionen aktuale të Evropës U17, Holandën, në ndeshjen hapëse të Grupit 17 kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

Granit Hana i ardhur nga banka rezervë e shpëtoi Kosovën nga humbja dhe ia siguroi një pikë të rëndësishme ndaj favorites Holandës të mërkurën mbrëma në Venray.

Në një ndeshje të dominuar plotësisht nga vendasit, Kombëtarja verdhekaltër shënoi nga goditja e vetme në kornizë të portës.

Holanda krijoi shumë, pasi i pati plot 21 goditje në drejtim të portës së Kosovës, nëntë prej të cilave brenda kornizës së portës, por nuk ishte efikase duke shënuar vetëm një herë përmes Mylian Jimenez në minutën e 11-të.

Megjithatë, dardanëve u mjaftoi goli i Hanës, i cili realizoi në minutën e 69-të, pak minuta pasi u fut në lojë nga stoli.

Kosova grumbull një pikë, aq sa Holanda. Grupit 12 i prin Uellsi me tri pikë, ndërsa Sllovenia e fundit pa pikë.

Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon kundër Sllovenisë.

loading…