Kosova cakton ekipin për korrektimin e kufirit me Malin e Zi!

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për autorizimin e ekipit për përfaqësimin e Kosovës në Trupën Punuese për rishikimin dhe korrektimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Trupa Punuese është emrëruar duke u mbështetur në Deklaratën e Presidentëve të të dyja vendeve, raporton Ballkani.info.

“Trupa Punuese emërohet duke u mbështetur në Deklaratën e Përbashkët të dy Presidentëve, të datës 16 shkurt 2018, me të cilën është paraparë themelimi i Trupës së Përbashkët Punuese për rishikim dhe korrektim të vijës kufitare në sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlebit”, ka shkruar Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në facebook.

Në Trupën Punuese do të jetë Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, dhe, sipas nevojës, do të mbështetët me ekspertizë shtesë në zbatim të detyrave të dhëna./Ballkani.info/

loading…