Kosnett pas certifikimit të rezultateve: Është koha të formohet qeveria

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se është i kënaqur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kosnett në një postim në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se është koha që Qeveria e re të formojë dhe të formohet.

“Së bashku me njerëzit e Kosovës, ne jemi të kënaqur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit. Tani është koha që qeveria e re të formohet dhe të fillojë të plotësimin e premtimeve tëe saj për fushatë”, ka shkruar Kosnett.

Ndryshe Ndryshe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas 52 ditësh ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26.270% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 24.548% të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.234% të votave, koalicioni AAK-PSD ka marrë 11.515% të votave, Lista Serbe ka marrë 6.402% të votave, koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë 5.002% të votave.