Kosnett: Kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett duke uruar ditën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës, ka thënë se kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve pa marrë parasysh pengesat.

Kështu është shprehur Kosnett përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Urime dita e Pashkëve të gjithë pjestarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës. Ndërsa reektojmë për një vit sfidues, sot kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve të zakonshëm, pa marrë parasysh pengesat”, shkroi ai.