Kosnett i gëzuar me numrin e madh të votuesve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, menjëherë pas përfundimit të afatit për votim ka dalë me një status në rrjetin social në Tëitter.

Ai ka uruar qytetarët për dalje të madhe në cotime.

“Çfarë dite e mrekullueshme”, ka thënë Kosnett.

“Jam i lumtur që shoh shumë nga ju që kanë dalë në votim- kjo tregon përkushtimin e juaj të fuqishëm për të ardhmen e Kosovës”

Kosnett para zgjedhjeve kishte kërkuar nga qytetarët e vendit që të dalin masivisht e të votojnë.

Po ashtu, ambasadori ka kërkuar vazhdimisht që të mos votohen kandidatët në lista të cilët kanë aktakuza.

loading…