Kosnett e përshëndet vendimin e PDK-së: Do të shohim zbatimin!

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett e ka përshëndetur veprimin e PDK-së për të larguar nga institucionet publike zyrtarët e saj që po përballen me akuza.

“Vendimi i PDK-së për të pezulluar ose shkarkuar nga institucionet publike zyrtarët që janë të akuzuar, është një hap i mirëpritur. Do të shohim zbatimin e plotë, dhe po ashtu një përpjekje gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike për të adresuar korrupsionin sistematik? Nëse jo tani, kur?” ka shkruar Kosnett në Twitter.