Mbrojtësi i Arsenalit

Koscielny pranë rikthimit nga lëndimi

Laurent Koscielny është pranë rikthimit nga lëndimi në tendinë, teksa i ka humbur 3 muajt e parë të këtij sezoni.

Mbrojtësi francez sezonin e kaluar u lëndua në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit në Europa League, lëndim që i pamundësoi pjesëmarrjen në Kupën e Botës me Francën.

“Ai ndihet më mirë në secilën seancë stërvitore që kalon. Koscileny është afër të rikthehet të luajë ndeshje kompetitive. Ne jemi të lumtur me të, dhe pas ndërprerjes së kombëtareve do të shohim se si do të vazhdojmë”, tha Emery.

Koscielny e ka filluar sezonin e tij të 9-të te “The Gunners”, ndërsa numëron 324 paraqitje dhe 24 gola me londinezët, te të cilët u konfirmua kapiten pavarësisht faktit se ishte i lënduar për një kohë të gjatë.