Koronavirusi, boshatiset edhe Vlora

Pamjet që shihni vijnë nga rrugët e qytetit të Vlorës në orët e para të ditës së premte.

Policia e Vlorës ka ushtruar kontrolle atyre pak automjeteve që qarkullojnë në qytet.

Ndërkohë që në një vëzhgim rrugët kryesore të qytetit kanë qenë bosh , bulevardi I. Qemali, Lungomare përgjatë ujit të Ftohtë, rruga Transballkanike, por dhe baret kanë qenë mbyllura.

Një situatë e tillë vije pas masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare kundër përhapjes së koronavirusit.

Deri tani, në Shqipëri janë të konfirmuara 23 raste me koronavirus.