Koronavirusi/ BILD: Orgazmat janë të rëndësishme tani, ja pse!?

Ndërkohë që e gjithë bota e ka mendjen te Covid-19, gazeta më e madhe gjermane, BILD, bën thirrje: Masturbim kundër koronavirusit.

Sipas gazetës, orgazmat tani janë shumë të rëndësishme.

Kushdo që i jep vetes një dorë, jo vetëm heq stresin, por edhe forcon sistemin imunitar- kjo mund të sjellë vetëm dobi gjatë krizës aktuale të koronavirusit. Arsyeja ka lidhje me lëshimin gjatë orgazmës të hormoneve që na bëjnë të ndjehemi mirë”.

“Studimet tregojne se njerëzit që masturbohen rregullisht, kanë një nivel më të lartë leukocitesh dhe rrjedhimisht edhe një sistem imunitar më të mirë.

Gjatë orgazmës lëshohet gjithnjë e më shumë dopaminë. Ky kimikat është përgjegjës për ndjesinë e kënaqësisë dhe madje mund ta intensifikojë atë.

Po ashtu gjatë orgazmës çlirohet oksitocinë. Të dyja hormonet ulin nivelin e kortizolit dhe mund të na ndihmojnë në forcimin e sistemit imuinitar. Kortizoli është një hormon që shkakton stres dhe dëmton mirëqenien e trupit”.