Nga e premtja e kësaj jave kontrollerët e aeroportit “Adem Jashari” do të rifillojnë grevën, e cila do të jetë 12-të orëshe.

Këtë e bëri të ditur për Ballkani.info kryetari i Sindikatës së Kontrollerëve Ajror Artan Hasani i cili shtoi se greva do të vazhdojë për shklak se nuk kanë marrë premtime nga Qeveria për rishqyrtimin e ligjit për paga.

“E kemi pezulluar grevën deri të premtën, pastaj vazhdojë të shtunën dhe të dielën e cila do të fillojë në ora 08:00 të mëngjesit dhe do të përfundoj në ora 20:00 në mbrëmje, pra do të jetë 12 orëshe”, tha Hasani.

Kontrollorët ajror, ditë më parë mbajtën grevë për disa orë, duke bërë që të anulohen dhjetëra fluturime në aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari”.