Konjufca voton sërish ndryshe nga Vetëvendosja

Glauk Konjufca nuk e ka kundërshtuar Projektligjin për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale, sikurse kanë bërë 42 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës sërish ka votuar ndryshe prej Grupit Parlamentar të LVV-së.

Në seancën parlamentare të së premtes, kreu i Kuvendit ka abstenuar në lidhje me Ligjin e propozuar nga deputetja e PDK-së, Floreta Zejnullahu.

Konjufca ka abstenuar, derisa 42 kolegë të tij në Vetëvendosje kanë votuar kundër projektligjit.

Kjo është hera e tretë që Konjufca voton ndryshe nga qëndrimi i Vetëvendosjes. Një nga rastet e tjera, ishte edhe abstenimi në shqyrtim të parë të Projektligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.