Këshilli i Evropës

Konjufca optimist për anëtarësim në KiE: E padrejtë të vendosen kushte shtesë, i fundit ka qenë për Manastirin

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është shprehur optimist se Kosova do ta kalojë edhe hapin e dytë drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Në një deklarim për media për mbajtjes së fjalimit në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Konjufca tha se është e padrejtë të vendosen kushte shtesë për anëtarësim në KiE.

Sipas Konjufcës, kriteri i fundit për anëtarësim në KiE ka qenë bartja e tokës Manastirit të Deçanit.

“Sot jam shume optimist që Kosova do ta kaloj këtë hapin e dytë të madh sepse pastaj mbetet edhe i treti. Sa i parket këto që i keni dëgjuar edhe ju si kushte, nuk mendoj që ato janë në raportin e zonjës Bakoyannis, nuk mendoj që është e ndershme për Kosovën të përjetoj kushte të tjera shtesë nga ato që mund t’i lexoni vetë raportin të cilët e kanë përpiluar ekspertët e Këshillit të Evropës. Ata ekspert eminentë prej vetë KiE-s janë mandatuar që me ardhë në Kosovë dhe me vlerësuar se çfarë niveli janë demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, që janë tri shtyllat më të rëndësishme të KiE”, tha Konjufca.

“Pasi e kanë bërë raportin ekspertet eminent kanë treguar gjendjen e cila është në Kosovë, ndërsa Bakoyannis mbi të dhënat e tyre e ka ndërtuar raportin e saj e cila thotë që Kosova e ka vetëm një kriter, sa i përket anëtarësimit e kriteri është Manastiri i Deçanit që ne e zgjidhem si çështje. Nuk ka kushte të tjera shtesë, nëse shtetet tjera dëshiroje qeveritë e tyre të vendosin kushte shtesë, atëherë kjo mendoj që është e papranueshme. Është dëmtimi i qëllimshëm i Kosovës edhe interesit të saj dhe nuk është fare e mirëpritur kur vetë KiE na ka mirëpritur, kur vete zonja Bakoyannis që vjen nga një shtet mosnjohës, që thotë vetëm manastiri është kusht dhe na vendosin kushtet të tjetra”, u shpreh ai.

VIDEO BONUS: