Kryetari i Kuvendi

Konjufca nderon heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci

Në 25-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me deputetë, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varrezave të tyre në Gllanasellë të Drenasit.

Në komunikatë thuhet se heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci, bashkëshortë dhe njëkohësisht bashkëluftëtarë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ranë më 22 shtator të vitit 1998, në betejë me forcat okupatore serbe.

Ndërsa, çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë.