Konjufca e bleu, Kurti nuk shërbehet me ujë – A ia shpërfillen ndër sy vendimin për ujin kryeministrit?

Ujë të çezmës nuk ka në tavolinën ku janë duke pirë kafe dy njerëzit kryesor të partisë në pushtet, Albin Kurti e Glauk Konjufca.

Kurti ka vetëm kafe. Nuk ka fare ujë të pijshëm të çezmës, që e pati promovuar shumë si vendim shtetëror të kujdesit për popullatës.

Obligimin ligjor duket se nuk kanë e kryer përgjegjësit e restorantit që ka vizituar dyshja e pushtetshme.

Në anën tjetër, Konjufca ka para vetës një shishe uji të blerë me para. Nuk dihet pse e ka bërë këtë. Për shkak se përgjegjësit e restorantit nuk e kanë shërbyer me ujë falas apo për ta provokuar Kurtin.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës më datën 4 korrik të këtij viti, kishte marrë vendim që lokalet e gastronomisë të cilat furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik, të shërbejnë ujë nga çezma për klientët.

“Me qëllim që të vendosim standardet normative të ujit për konsum njerëzor dhe në mënyrë që të mbrohet shëndeti i njerëzve që uji të jetë i pastër dhe i shëndetshëm në objektet e gastronomisë: në rastet kur objekti i gastronomisë furnizohet nga ujësjellësi publik, pronari i objektit nuk mund t‘iu ndalojë qytetarëve që të furnizohen me ujë nga rubineti; në rastet kur objekti i gastronomisë nuk furnizohet me ujë nga ujësjellësi publik, pronari i lokalit duhet ta respektojë nenin 7 dhe 8 të udhëzimit administrativ 10/2021 për ujë të destinuar për konsum njerëzor dhe të pajiset me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKSHPK dhe të njëjtën ta ekspozojë në lokal”, ishte thënë në mbledhjen e qeverisë nga ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. /Insajderi