Konfiskohet një kallashnikov në Ferizaj

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Pleshinë të Ferizajt pasi që gjatë bastisjes së shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, me tre karikatorë dhe 40 fishekë kal.7.62 mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.