Skenderaj

Konfiskohen dy armë në Skenderaj

Policia e Kosovës njofton se ka konfiskuar dy armë në Skenderaj.

Në rastin e parë, Policia njofton se është konfiskuar një armë pistoletë me gjashtë fishek, pasi i dyshuari javë më parë në rrugën “28 nëntori” ka shtënë me armë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin e dytë po ashtu në Skenderaj, është raportuar nga ankuesi se në oborrin e shtëpisë ka gjetur një armë pa municion, arma është konfiskuar nga policia si provë materiale për procedura të mëtejme hetimore.