Konfiskohen 500 euro false në Vushtrri

Punëtori i një filiali bankar në Vushtrri ka raportuar në polici se gjatë deponimit të parave ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 €, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Kartëmonedha është sekuestruar për hetime të mëtutjeshme. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Së fundi janë shtuar shumë rastet e falsifikimit të parave ndërsa qytetarët duhet të kenë kujdes gjatë shitblerjeve.