Konfirmohet therja e tifozëve të Llapit

Sot rreth orës 19:30 në QKUK janë paraqitur dy persona me plagë të marra të cilat dyshohen se janë të shkaktuara nga therja me thikë. Personat po marrin trajtimin e duhur në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të sheshit Nëna Terezë, ky dyshohet se deri te kjo erdhi si rezultat i përleshjes së tifozëve pas ndeshjes së futbollit e zhvilluar mes Prishtinës dhe Llapit.

Policia ka konfirmuar se njësitet policore janë duke punuar në zbardhjen e rastit.

Lexoni edhe: Reagojnë “Plisat”: Nuk i therem me thika tifozët e Llapit, ata u përplasën ndërmjet veti