Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Ballkani.info mëson se një grup prej 30 tifozësh sulmuan katër tjerë sosh.
Policia e Kosovës janë në vendin e ngjarjës, përderisa janë në kërkim të personave të dyshuar, shkruan Ballkani.info
Njëri nga pjesëtarë e uniformave blu, tha se pista e hetimit është e njohur.
Dëshmitarët tregojnë për rastin dhe tmerrin që panë.
“Plisat po përlesheshin në autobus, pastaj dalin nga autobusi dhe disa persona tentojnë ti ndalojnë, por ata jo që ndalojnë por fillojnë t’i godasin për vdekje një grup prej 3-4 personave”.
Qytetari më tutje shtoi, nuk kam parë kësi ngjarjesh asnjëherë në jetën time, fillimisht mendova se po gjirojnë film./Ballkani.info/











