Dyshimet e reperës Loredana Zefi për keqpërdorimin e një të moshuare zvicerane ka ngjallur shumë reagime mediale.

Në tri ditët e fundit reperja u bë lajm vendor e ndërkombëtar, konkretisht zviceran.

Për të deklaruar më shumë rreth dyshimit se ajo kishte marrë një shumë gogja të madhe parash ndaj një çifti erdhi në Kosovë, ku të premte doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Fillimisht u tha se do të mbahet në ora 12.00 , ndërkaq konferenca u shty për dy orë më vonë në ora 14.00.

Në konferencën e reperes Loredana Zefi, u panë media të shumta vendore e ndërkombëtare, të shkuara e elektronike. Në mesin e tyre dikun rreth 20 kamera.

Loredana në konferencë u shfaq me bashkëshortin e saj reperin “Mozik” dhe avokatin e saj Tomë Gashi.
Lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e të hollave zvicerane, Ballkani.info ka publikuar shumë dokumente ekskluzive në lidhje me këtë rast. /Ballkani.info/