TCL Communication, një prej markave të televizorëve me rritjen më të shpejtë në botë, tashmë është vënë në ndjekje tregun të smartfonëve dhe nuk i trembet aspak provimit të eksperiencave të reja.

Kompania prezantoi dy koncepte telefonësh me palosje. I pari paloset tre herë dhe është një prej koncepteve të para të smartfonëve me dy boshte. Ekrani 6.55-inç në formë smartfoni shndërrohet në tablet 10-inç.

Koncepti i dytë është edhe më interesant. Nuk është në fakt një telefon me ekran me palosje por me një ekran në formë roll-up.

Duket si një smartfon i zakonshëm 6.75-inç por i hapur shkon deri në 7.8-inç, por aq sa një iPad Mini pa pasur nevojë të paloset. Ky dizajn e mban telefonët super të hollë.

Duke qenë se TCL prodhon vetë ekranet, kompania ka eksperimentuar me disa formate dhe tha se ka mëse 30 koncepte që sillen në fabrikat e saj. Megjithatë janë koncepte dhe mbase nuk kanë për të debutuar kurrë.

Gjithashtu me kalimin e kohës TCL do të përfitojë edhe nga rënia e çmimeve të këtyre smartfonëve sepse shumë pak përdorues janë të gatshëm të blejnë një smartfon 1,300 deri në 2,700 dollarë.