Komuna e Vushtrrisë themelon ndërmarrjen publike lokale ‘Përparimi’

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka marrë vendim për themelimin e ndërmarrjes publike lokale “Përparimi”.

Ndërmarrja ka për qëllim menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike komunale si: mirëmbajtja e shesheve, parqeve dhe hapësirave publike.

“Pas analizimit së gjendjes momentale, qeverisja komunale ka arritur përfundimin se krijimi i kësaj ndërmarrje në komunën tone do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e qytetit dhe në mirëqenien e qytetarëve të Vushtrrisë. Funksionimi i kësaj ndërmarrje është i përballueshëm me buxhetin aktual të komunës së Vushtrrisë”, ka thënë Tahiri për Ballkani.info.

Vendimi: