Pas pranimit të raportit final të vlerësimit të performancës komunale nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, komuna e Suharekës e udhëhequr nga Bali Muharremaj është renditur në kreun e komunave.
Sipas raportit, Suhareka ka marrë pikë të plota, 100 në transparencën komunale “Krahasimi i performancës së komunave në fushën e transparencës komunale”.
Komunat tjera që e kanë arritur 100 përqindëshin janë edhe Drenasi, Juniku, Rahoveci dhe Shtimja.








