Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës thotë se janë trajtuar 3 mijë e 356 qen endacakë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se kanë arritur një hap të rëndësishëm për qentë endacakë, duke shtuar se deri më tash janë trajtuar 3 mijë e 356 qen endacakë.

Nga komuna kanë njoftuar se ky proces është realizuar në bashkëpunim me katër operatorë ekonomikë, që çdo qen të trajtohet me kujdesin që meriton.

Postimi i plotë:

Kryeqyteti ka arritur një hap të madh në kujdesin për qenët endacakë. Deri më tani, kemi trajtuar 3356 qenë endacakë, duke i kapur, sterilizuar, kastruar, vaksinuar dhe paisur me mikroçip për një mbikëqyrje më të mirë.

Ky proces është realizuar në bashkëpunim me katër operatorë ekonomikë, që çdo qen të trajtohet me kujdesin që meriton.

Vetëm nga janari deri në maj të vitit 2022, kemi trajtuar 709 qen, duke treguar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një mjedis më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë, përfshirë miqtë tanë me katër këmbë.

VIDEO BONUS: Përmbledhje nga demolimi që Kurti ia bëri rrenave dhe propagandës së Vuçiqit në OKB