Komuna e Prishtinës ndryshon orarin e shërbimit të shujtës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e orarit të kufizimit të lëvizjes, shujtat do të shërbehen prej orës 12:00 në dy lokacionet, Tophane e Aktash.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, komuna u ka bërë apel qytetarëve që të mbajnë distancën sociale.

“Ju rikujtojmë që është e domosdoshme mbajtja e distancës sociale e të gjithëve që shërbehen me këto shujta. Shëndet për të gjithë dhe ju falemnderit për mirëkuptimin!”, thuhet në postimin e komunës.