Komuna e Gjilanit: E përkrahim grevën e mesimdhensëve, s’ka vendim për ndërprerje

Komuna e Gjilanit sqaron opinionin se nuk ka vendim për ndëprerjen e grevës së mësimdhënësve.

Nga kjo komunë e kanë ftuar Qeverinë e Kosovës dhe SBASHK’un që urgjentisht ta gjejnë zgjidhjen me qëllimin që të fillojë mësimi.

“Në vazhdimësi kemi përkrahur dhe do të përkrahim kërkesat e arsyeshme të mesimdhensëve, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, ftojmë Qeverinë dhe SBASHK-un që të reflektojnë në mënyrë urgjente sepse çdo orë e humbur për nxënësit është humbje e madhe,” shkruan në sqarimin e komunës së Gjilanit.