Komuna e Drenasit zë vendin e parë për transparencë në nivel vendi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar qytetarët për raportin e KDI-së, e cila ka zgjedhur komunën e Drenasit si komuna më transparente në nivel të vendit.

Lladrovci përmes njoftimit, ka shfrytëzuar rastin të falenderojë anëtarët e KDI-së, Ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’conell për përkrahjen dhe kontributin e përbashkët, që transparenca të jetë obligim dhe detyrë ditore e zbatuar me sukses, përcjell Ballkani.info.

Njoftimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, edhe një herë u rikonfirmua se komuna e Drenasit, është në vend të parë për transparencë, në nivel të vendit, sipas KDI-së.

Falënderoj anëtarët e KDI-së, Ambasadorin e britanik Ruairi O’conell për përkrahjen e këtij projekti që Komunat të rrisin transparencën e llogaridhënien, OJQ-të tjera, monitoruesit e komunës tonë dhe mediat për kontributin e përbashkët që transparenca të jetë obligim dhe detyrë jona ditore e zbatuar me sukses.

Kështu, u jetësuan zotimet tona për transparencë, llogaridhënie dhe zbatim të ligjit. Po ashtu, falënderoj stafin e komunës, nga drejtorët e drejtorive, Zyrën e Informimit dhe çdo zyrtarë të komunës për këtë sukses. Faleminderit, vazhdoni të monitoroni dhe uroj për bashkëpunim të mëtejmë!