Kompania e sigurimit, Besa Security ka dalur me deklaratë lidhur me rastin e fundit, ku automjeti i tyre që transportonte para të gatshme, u sulmua nga plaçkitës.
Sipas tyre, automjeti i tyre u sulmua me armë të kalibrit të rëndë dhe me kallashnikov.
Si pasojë, dy punonjës kanë mbetur të plagosur.
”Në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, afër Badovcit, disa plaçkitës kanë sulmuar kombin e Transportit të Parave të Gatshme me armë të kalibrit të rëndë dhe me kallashnikov.
Dy punonjës të TPG-së, janë të plagosur.
Të njëjtit, falë veturës të armatosur kundër kallashnikov, jelekëve antiplumb të veshur nga punonjësit tanë dhe më pas falë një veture të FSK-së që ka kaluar pas pak minutash dhe të cilët ia kanë dhënë ndihmën e parë të dy punonjësve, sipas informatave janë jashtë rrezikut për jetë. Gjithashtu, dy pjesëtarët e tjerë të ekipës janë shëndosh e mirë. Ndërsa, plaçkitësit nuk kanë arritur t’i marrin paratë”.







