Qeveria e Libisë e mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ka lëshuar një urdhër arresti për djalin e diktatorit të përmbysur, Muammar Gaddafi, me akuzat për krime lufte të kryera nga mercenarë rusë, raportojnë media e pavarura ruse.
Urdhri për arrestimin e Saif al-Islam Gaddafi u bë publik pasi transmetuesi britanik publikoi një hetim mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga kontraktori ushtarak privat rus i njohur si Wagner, kompani kjo e mikut të presidentit Putin.
Mediat ruse kanë cituar banorët lokal që kanë dëshmuar për krimet e paramilitarëve të Wagnerit, përfshirë këtu vrasjen e civilëve pa gjyq dhe të burgosurëve, raporton Ballkani.info.
Gaddafi kërkohet në lidhje me krimet e kryera në ofensivën kundër Tripolit. Zëvendës prokurori publik, Mohamed Gharouda, thuhet se e ka shpërndarë urdhrin e arrestit brenda organeve të sigurisë më 5 gusht të këtij viti. Yevgeny Prigozhin, një manjat furnizimi me lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin dhe i lidhur me Wagner, e quajti raportin mbi shkeljet e të drejtave të njeriut nga rusët në Libi “një gënjeshtër absolute”.
Një zëdhënës i Prigozhin mohoi lidhjet e tij me Wagner. Një kompani e sanksionuar nga SHBA dhe BE në pronësi të Prigozhin i pagoi dy operativëve rusë 500,000 dollarë në fund të vitit të kaluar pas lirimit të tyre nga 18 muaj robëri nën akuzat e ndërhyrjes në vota. Ministria e Jashtme ruse hodhi poshtë detajet në lidhje me Wagner në Libi të bazuara në “të dhëna të manipuluara” që synojnë “diskreditimin e politikës së Rusisë” në vendin e pasur me naftë të Afrikës Veriore.
Moska ka mbështetur Haftarin në luftën e tij për të marrë pushtetin nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë. Gaddafi, djali i diktatorit të Libisë i cili u rrëzua në vitin 2011, u dënua me vdekje në mungesë për vrasjet e protestuesve dhe kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit. Rusia mohon të ketë lidhje midis Wagner dhe shtetit. /Ballkani.info/







