Kryeqyteti i Kosovës është zgjuar sot me billborde gjithandej. Këto billborde si protagonist e kanë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Sot jam 100% shtet, faleminderti kryeministër”, shkruan në këto billborde.

Shfaqja e tyre është kritikuar shumë në rrjete sociale dhe në disa media.

Ballkani.info merr vesh se kjo fotografi e Haradinajt është bërë gjatë fushatës së fundit zgjedhore, respektivisht gjatë përgatitjes së spotit zgjedhor.

Nga burime brenda AAK-së mësohet se dizajni është bërë nga rinia e AAK-së dhe po ashtu me kërkesë të rinisë së AAK-së edhe është duke u reklamuar nëpër billborde.

Ndërkaq, hapësirat raklamuese janë lëshuar nga kompania “Selmans Network”, e afërt me AAK-në.

Drejtor i kompanisë është Kujtim Selmanaj, djali i vëllait të deputetit të AAK-së, Rasim Selmanaj. /Ballkani.info/