Komisioni për Punë të Jashtme i ka dhënë dritën e gjelbër Platformës për Dialogun.
Platforma në fjalë mori gjashtë vota pro, ndërkaq që e njëjta pritet të votohet nesër në Kuvend.
Në këtë komision deputetët kanë votuar edhe për Projektligjin për Dialogun.
Vlen të theksohet se mbledhja e sotme e Komisionit u bojkotua nga Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Këto dy parti kanë dalur haptazi kundër ekipit dhe Platformës për Dialogun.







