Komisioni për Arsim diskuton për vendimin e KSHC-së, mungon Bytyqi

Komisioni Parlamentar për Arsim është duke mbajtur mbledhjen lidhur me situatën e krijuar në arsimin e lartë pas vendimeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, që ka qenë i ftuar në këtë mbledhje nuk ka shkuar. Deputetët thanë se për të kanë pasur një varg me pyetje.

Ata po vazhdojnë të diskutojnë për situatën e arsimit, ndërsa LDK-ja dhe VV-ja kanë thënë se politika nuk duhet të përzihet në punën e agjencisë kur tani ekziston një bord, që sipas tyre, po tenton të vë kritere në arsimin e lartë.

loading…