Komisioni Hetimor për Energji interviston Boridn e ZRRE’së

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve nga bordi i ZRRE-së për periudhën 2008-2013.

Ndryshe, kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, anëtar tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj. Nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

Kuvendi ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë.