Komandanti i Koshares i përlotur: Luftova për një vajzë që e dhunuan serbët, u hakmora për të VIDEO

Hisen Berisha, i cili ishte komandant në betejën e Koshares ishte i ftuar në emisionin “n’Kosovë Show”.

Aty ai foli për ditët e vështira të luftës.

Me lot në sy, Hyseni tregoi se luftoi për tu hakmarrë për një vajzë Kosove e cila u dhunua nga forcat serbe.

“Jam ndjerë shumë i thyer një moment kur serbët në radiolidhje lëshuan një vajzë të cilën po e dhunonin. Tërë luftën e time e kam bërë për të marrë hak për këtë vajzë. I tmerruam serbët në Koshare”, tha Berisha.