Kolegët të tronditur me vdekjen e policit kosovar: Lajm i kobshëm, emocionet nuk më lejojnë të flas

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë, Maliq Hoti, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kolegët e tij janë shprehur të pikëlluar me ikjen e tij të hershme nga kjo botë.

Ata kanë thënë se Maliqi ishte një mik i mirë e koleg i respektuar nga të gjithë.

Pusho i qetë loqkaman! Kujtimi për Ty do të jetë i motshëm”, ka shkruar një nga ta.

Për vdekjen e policit Kosova ka shkruar edhe zyrtari i Nismës, Enver Hoti i cili kishte qenë bashkëluftëtar me të.

“Me dhembje të thellë e mora lajmin për largimin nga kjo jetë e shokut dhe bashkëluftetarit tim, Maliq Hoti – MALA.
Jeta, vepra dhe aktiviteti YT do të jenë shembull ndër breza.
Do të na mungoj shumë njeriu i urtë i ndershëm dhe human.

Ngushëllime për familjen!

LAMTUMIRË MAL!”, ka shkruar ai.