Karaibe

Kohë të këqija për princin Andrew. Ja festat bunga bunga të mikut të tij FOTO

Në kohën kur festonte 60 vjetorin, dalin foto që e trondisin edhe më tej familjen mbretërore britanike.

Princi Andrew, i dhënë shumë pas festive dhe argëtimeve seksuale ndërsa në media janë publikuar fotot e mikut tij të ngushtë në pozicione aspak të respektueshme gjatë pushimeve në Karaibe.

I veshur me një këmishë blu dhe gjithë djersë ai po festonte me një grup vajzash të veshura me rroba banje në rezidencën e tij në një plazh të Bahamas. Këto foto të jashtëzakonshme tregojnë princin Andreë , dhe miliarderin Peter Nygard në një festë të nxehtë.

Në njërën fotografi, manjati i modës vallëzon në mënyrë intime me një femër. Një tjetër tregon Nygard duke futur dorën në fundshpinën e një vajze me bikini ndërsa përkulet për të prekur dyshemenë.

Fotografitë, supozohet të janë marrë në vitin 2007, u shfaqën dje, vetëm disa ditë pasi ishte ngritur një proces gjyqësor eksploziv në Nju Jork duke akuzuar Nygard për përdorimin e festave për të përdhunuar dhe abuzuar seksualisht me gra në rezidencë, disa prej tyre edhe të reja si 14 vjeç.